Biznesi juaj.Partneri juaj doganor.

Zgjidhja juaj e besueshme për çdo procedurë doganore.

  • SAKTËSI
  • SHPEJTËSI
  • SIGURI

Shërbimet

Shërbimet tona

Shërbime doganore për importues, eksportues, transportues dhe pronarë automjetesh, në të gjithë Kosovën.

Procedura për import dhe eksport

Çdo biznes që merret me tregti ndërkombëtare ka nevojë për një partner që i njeh mirë procedurat doganore. Ne kujdesemi për importin dhe eksportin, nga dokumentet deri te deklarimi, që malli juaj të kalojë pa vonesa dhe kosto të panevojshme.

Na shkruani për këtë shërbim →

Doganim i automjeteve

Keni blerë një veturë ose mjet transporti jashtë vendit? Ne e kryejmë të gjithë procesin e zhdoganimit, nga dokumentet dhe deklarimi doganor deri te përfundimi i procedurës, me shpejtësi dhe saktësi.

Na shkruani për këtë shërbim →

Transit T1/T2

Në procedurat e tranzitit T1 dhe T2, koha dhe efikasiteti janë vendimtare. Hapim dhe mbyllim deklaratat e tranzitit në mënyrë të rregullt, që transporti juaj të vazhdojë rrugën pa pengesa.

Na shkruani për këtë shërbim →

Regjistrim në sistemin doganor

Fillimi i mirë është gjysma e punës. Nëse jeni biznes i ri ose filloni për herë të parë importin dhe eksportin, ju ndihmojmë me regjistrimin e plotë dhe të saktë në sistemin doganor, sipas rregullave në fuqi.

Na shkruani për këtë shërbim →

Konsulencë doganore

Para se të nisni një porosi ose të nënshkruani një kontratë tregtare, konsultohuni me ne. Ofrojmë konsulencë profesionale për klasifikimin tarifor, detyrimet doganore dhe dokumentacionin e nevojshëm, që të kurseni kohë dhe para.

Na shkruani për këtë shërbim →

Ankesa doganore

Kur nuk pajtoheni me një vendim të Doganës, hartojmë ankesë profesionale, të detajuar dhe të argumentuar juridikisht, bazuar në dokumentet dhe rrethanat konkrete të rastit.

Na shkruani për këtë shërbim →

Asistencë transporti

Logjistika dhe dogana ecin së bashku. Përveç dokumenteve doganore, ju ndihmojmë me koordinimin e transportit, që malli të lëvizë nga pika e nisjes deri në destinacionin final.

Na shkruani për këtë shërbim →

Si punojmë

Katër hapa nga dokumentet deri te lirimi i mallit

Dokumentet dërgohen gjithmonë paraprakisht, para arritjes së mallit, që t’i shqyrtojmë me kohë dhe të shmangim parregullsitë ose gabimet në dokumente dhe në deklarim.

  1. Na dërgoni dokumentetDërgojini paraprakisht në email ose fizikisht në zyrë, para arritjes së mallit.
  2. Ne i kontrollojmëIdentifikojmë parregullsitë ose gabimet e mundshme dhe ju themi çfarë dokumentesh shtesë duhen dhe sa do të jenë detyrimet doganore.
  3. Dorëzojmë deklaratënDeklarata dorëzohet në sistemin e Doganës (ASYCUDA).
  4. Malli lirohetE ndjekim procedurën deri në lirimin e mallit nga terminali.

Dokumentet

Çfarë dokumentesh na duhen

Zgjidhni procedurën për të parë listën orientuese.

  • Fatura tregtare
  • Lista e paketimit
  • Dokumenti i transportit (CMR, konosamenti ose letra ajrore)
  • Të dhënat e biznesit tuaj (NUI) dhe regjistrimi në sistemin doganor
  • Certifikata e origjinës, kur përfitohet preferencë
  • Leje shtesë për mallra të veçanta, p.sh. ushqim ose kimikate

Lista është orientuese. Dokumentet e sakta varen nga malli dhe procedura. Dërgoni ato që keni dhe ju themi çfarë mungon.

Pse N SHPED

Saktësi, shpejtësi, siguri

Procedura të organizuara dhe asistencë profesionale për bizneset që importojnë dhe eksportojnë.

Saktësi

Kontrollojmë dokumentet dhe të dhënat e mallit para deklarimit.

Shpejtësi

E përcjellim procedurën dhe ju informojmë për hapat dhe dokumentet e nevojshme.

Siguri

Dokumentet dhe të dhënat e biznesit tuaj trajtohen me kujdes dhe konfidencialitet.

Kërko ofertë

Kërkoni ofertë për procedurën tuaj doganore

Plotësoni të dhënat e dërgesës dhe dërgojini në WhatsApp. Pasi t’i shqyrtojmë dokumentet, ju japim ofertën dhe hapat e mëtejshëm.

Pyetje të shpeshta

Përgjigje të shkurtra

Nëse pyetja juaj nuk është këtu, na shkruani.

Çfarë dokumentesh duhen për import?

Zakonisht faturë, listë paketimi dhe dokument transporti. Disa mallra kërkojnë dokumente shtesë. Dërgoni ato që keni dhe ju themi çfarë mungon.

Pse duhet t’i dërgoj dokumentet paraprakisht?

Dokumentet duhet të dërgohen gjithmonë paraprakisht, para arritjes së mallit, që t’i shqyrtojmë me kohë. Kështu shmangen parregullsitë ose gabimet në dokumente dhe në deklarim.

A mund të më ndihmoni me një ankesë ndaj vendimit të Doganës?

Po. Hartojmë ankesa profesionale, të detajuara dhe të argumentuara juridikisht. Na dërgoni vendimin sa më shpejt, sepse ankesa duhet dorëzuar brenda afatit ligjor.

A mund të më ndihmoni me kodin tarifor?

Po. Shqyrtojmë dokumentet dhe ju ndihmojmë me klasifikimin tarifor dhe dokumentet e nevojshme, sipas natyrës së mallit.

Çfarë më duhet për të filluar importin për herë të parë?

Biznesi duhet të jetë i regjistruar dhe të regjistrohet në sistemin doganor. Ne e kryejmë regjistrimin dhe ju udhëzojmë për dokumentet e para.

Sa kushton shërbimi?

Çmimi varet nga lloji i mallit, numri i artikujve dhe procedura. Pasi t’i shohim dokumentet, ju japim çmimin para se të filloni.

Kontakt

Dërgoni dokumentet ose na telefononi

Keni një dërgesë për import, eksport apo transit? Dërgoni dokumentet paraprakisht për shqyrtim.

Terminali Doganor Fitorja
Ferizaj, Kosovë

Hap në Google Maps
TelefonoWhatsAppOfertë